TIRAN - Akuzat mes deputeteve per implikim ne afera te pista dhe lidhje mafioze kane kaluar caqet e Kuvendit dhe kane perfunduar ne sharje dhe kercenime personale ne lokalet e kryeqytetit. Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj do te dorezoje kallezim penal ne prokurori per bashkeshortin e ministres se Integrimit Namik Ajazi i cili ne prezencen e bashkeshortes e ka kercenuar ne nje lokal. Gazeta Shekulli ka mundur qe te zbardhe detajet mbi perplasjen qe eshte krijuar midis deputetes se qarkut te Beratit Ermonela Felaj dhe Namik Ajazit bashkeshorti i ministres se Integrimit.

Gjithcka nis disa dite me pare pas perfundimit te mbledhjes se Komisionit te Ligjeve. Deputetet kane dale jashte ambienteve te Kryesise se Kuvendit per kafen e zakonshme ne lokalet aty prane. Gjate kohes se pushimit deputetja Ermonela Felaj e cila ishte nen shoqerine e koleges Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni u jane drejtuar ambienteve te nje lokali prane Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Lokali ndodhet prane Ministrise se Integrimit.




Deshmitare nga vendi i ngjarjes rrefyen per Shekulli-n se tri deputetet e PS-se dhe ministrja e Integrimit se bashku me bashkeshortin Namik Ajazi jane gjendur ne te njejtin lokal. Prania e tyre ne ambientet e lokalit nuk ka qene shqetesuese per askend deri ne momentin qe cifti Bregu dhe Ajazi i jane drejtuar daljes se lokalit per te lene ambientet e brendshme te saj. Ne ato momente deputetet socialiste kane vijuar biseden e tyre normale.

Gjate momentit te daljes ka qene bashkeshorti i ministres Namik Ajazi i cili eshte ndalur ne tavolinen e deputeteve socialiste dhe se bashku me te ishte ministrja Majlinda Bregu. Zoti Ajazi ka shfrytezuar momentin ku deputetja Ermonela Felaj ishte perballe tij meqenese gjithnje ajo shfaqej ne ekrane duke lexuar ne emer te Partise Socialiste per akuzat ndaj tij mbi perfshirjen ne perfitime te lejeve te hidrocentraleve per te leshuar dhe merzine e tij mbi kete ceshtje. Kliente te lokalit bejne te ditur se bashkeshorti i ministres se Integrimi ka filluar te ofendoje me nje fjalor te papershtatshem.




Krahas fyerjeve me fjale nga me te ndryshmet mesohet se zoti Ajazi ka kercenuar deputeten qe te mos dale me ne deklarata per shtyp nga Partia Socialiste ne te kundert do ti qendroje pas tere jetes dhe familjes se saj. Pas kesaj Namik Ajazi dhe Majlinda Bregu jane larguar se bashku nga ambientet e lokalit. Por gjithcka nuk mbaron me kaq. Mesohet se ka qene vete ministria e Integrimit Majlinda Bregu qe kontaktuar nje nga deputetet socialiste anetare e Komisionit te Ligjeve dhe eshte shprehur ne forme kercenuese Kaq sa ju beme ishte pak...

E kontaktuar ne telefon nga gazeta Shekulli deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj ka konfirmuar faktin se eshte kercenuar dhe te gjithe skenarin se si ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu ajo beri te ditur se per te gjitha detajet se si ka rrjedhur ngjarja jane te listuara ne permbajtjen e kallezimit penal te pergatitur prej saj me objekt fyerjen per shkak te detyres dhe ate te kercenimit. Ndersa e kontaktuar nga gazeta ministrja e Integrimit e pyetur nese ka nje reagim per ngjarjen e zonjes Felaj e cila pretendon se eshte kercenuar nga burri i saj dhe ku ishte vete e pranishme nuk ka preferuar te jape nje koment mbi kete ceshtje.




Ngjarja

Deputetja Felaj e cila ishte nen shoqerine e kolegeve Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni i jane drejtuar ambienteve te nje lokali pas mbarimit te punes ne Kryesine e Kuvendit prane Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Tre deputetet socialiste anetare te Komisionit te Ligjeve jane ulur ne nje prej lokaleve prane Ministrise se Integrimit.




Rastesia

Rastesisht ne te njejtat ambiente te lokalit ndodheshin perfaqesuesit e Partise Socialiste ne Parlament dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu si dhe bashkeshorti i saj Namik Ajazi. Prania e tyre ne ambientet e lokalit nuk ka qene shqetesuese per askend deri ne momentin qe cifti Majlinda Bregu dhe Namik Ajazi i jane drejtuar daljes se lokalit.




Perplasja

Gjate momentit te daljes ka qene bashkeshorti i ministres Namik Ajazi i cili eshte ndalur ne tavolinen e deputeteve socialiste dhe se bashku me te ishte ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Deshmitare nga momenti i ngjarjes bejne te ditur se bashkeshorti i ministres se Integrimit ka filluar te ofendoje me nje fjalor te papershtatshem deputeten Felaj.