Projekti
Krijohet programi Qendra e Artit mbeshtetur me fonde te qeverise

Rektori i Akademise se Arteve Petrit Malaj beri te ditur dje realizimin e projektit Qyteti i Artit nje ndermarrje e lajmeruar muaj me pare por qe ende nuk kishte marre formen perfundimtare. Ky program qe mbeshtetet me fonde te akorduara nga qeveria synon te mbeshtese studentet e Akademise se Arteve por edhe personelin akademik per te realizuar projekte artistike te cilat me pare do te kalojne ne nje faze konkurrimi u shpreh rektori i Akademise se Arteve Petrit Malaj. Afati i fundit per aplikimin e projekteve eshte data 15 tetor e ketij viti nderkohe qe edhe realizimi i tyre duhet te kete perfunduar brenda dhjetorit 2010. Per funksionimin e programit te Qytetit te Artit eshte hartuar nje rregullore ne baze te se ciles percaktohen kriteret per te konkurruar ne projektet artistike personat e autorizuar qe do te shqyrtojne aplikimet kriteret kur nje projekt shpallet i pavlefshem e po ashtu menyren dhe shumen e financimit te tyre.


Malaj beri te ditur se studentet dhe personeli akademik i AA-se mund te aplikoje per projekte artistike ne te gjitha fushat e krijimtarise ne muzike art skenik dhe artet e bukura.


Per Malajn Qyteti i Artit do te ndihmoje per pasurimin e jetes artistike ne vend rritjen e konkurrences ne tregun artistik si dhe ne rritjen e mundesise se personelit akademik dhe studentor qe te prezantojne arritjet me te mira krijuese dhe interpretuese te ketij institucioni. Per pranimin koordinimin dhe monitorimin e projekteve artistike eshte krijuar Zyra Koordinuese e Eventeve. Nderkohe qe per vleresimin artistik dhe radhitjen e projekteve fituese sipas kritereve fituese krijohet Bordi i Projekteve Artistike. Te dyja keto struktura perbehen nga tri punonjes te rektoratit dhe zgjedhja e tyre behet nga rektori i Akademise se Arteve. Bordi mblidhet jo me pak se dy here ne vit dhe thirret nga ZKE ne varesi te afateve te shpallura per aplikim nga kjo zyre. Nderkohe behet e ditur qe nje projekt do te merret ne konsiderate nese ploteson kriteret e pershtatshmerise Te kene si synim kryesor nje nga prioritetet e percaktuara te realizohen ne publik dhe perballe audiences se gjere aplikuesi duhet te kontribuoje ne masen 20 ne cash ose kontribute te tjera te respektoje normat ligjore dhe financiare ne realizimin e projektit. Te gjitha te dhenat e tjera per menyren se si mund te aplikohet dhe se si do te funksionoje programi i Qendres se Artit gjenden ne faqen zyrtare te Akademise se Arteve.