Pas kampit të të rinjve socialistë në fund të korrikut është ajo e të rinjve të Lëvizjes Socialiste për Integrim që si çdo vit organizojnë aktivitetin e Akademisë në Jalë që këtë vit zhvillohet në datat 20-25 gusht.



Të rinjtë do të kalojnë 5 ditë, ku misioni kryesor është socializimi dhe zbulimi i elementëve që dëshirojnë të spikatin politikisht. Gjatë gjithë ditës do të zhvillohen takime dhe trajnime të ndryshme me politikanë, diplomat, gazetar dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të ndajnë diskutimet e tyre dhe do ti përgjigjen pyetjeve të Anëtarëve të LRI-së.


Në kamp të rinjte do të ndajnë eksperiencën e të jetuarit në komunitet. Ku çdo punë dhe shërbim gjatë qëndrimit në kamp do të kryhet nga vetë të rinjtë për të rritur tek ta sensin e përgjegjshmërisë. Aktivitetet kulturore, artistike dhe sportive do të jenë shoqëruese të këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm për çdo të ri të LRI në këtë Akademi, e cila mund të cilesohet si akademia e parë politike në Shqipëri, një traditë e huazuar nga forumet socialiste si IUSY dhe YES.


20 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)