Një aksident i përgjakshëm ka ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Thirrë. Nga të dhënat paraprake raportohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit tip Volkswagen Golf dhe 3 pasagjerë. Në incident u përfshinë mjetet Kamion tip Benz me targa AA 471 BP me drejtues shtetasin S.P banues në Mirditë me mjetin tip  Volkswagen Golf me targe AA 411 OU me drejtues shtetasin S. K. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen të cilët 3 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse njëri nga të dëmtuarit ndodhet në Spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e duhur mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.