​Një aksident i frikshëm është shënuar sot në 05:45 të mëngjesit të së mërkurës në aksin nacional Lushnje-Berat

Një kamionçinë është përplasur me një furgon pasagjerësh në afërsi të fshatit Kashtbardhë, duke lënë të plagosur të paktën 6 persona, nga të cilët rëndë dy drejtuesit e mjeteve.




Në videon e publikuar nga Oranews duket ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë drejtuesin e furgonit taksi, i cili është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Lushnjes.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Dyshohet se shkak ka qenë përgjumja e drejtuesit të kamionçinës, i cili ka dalë në korsinë e furgonit, duke e nxjerrë jashtë rrugë./Oranews 




https://