Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku një 73-vjeçar ka humbur jetë.


Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, ku 73-vjeçari me inicialet N.N., i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas për vdekje nga një makinë tip Fiat që drejtohej nga një 33-vjeçare me inicialet N.N..


biciklete
foto ilustrim

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Njoftimi i plotë i policisë:


Fushë Krujë/Informacion paraprak


Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë,  mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen   N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73  vjeç, banues në Fushë Krujë, i  cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.


Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në  Polici për veprime të mëtejshme.