Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti rrugor.


Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zhupan, ku  një automjet, me drejtues nga një 25-vjeccar me inicialet K.F., ka përplasur për vdekje 64-vjeccarin me inicialet P.M., i cili ishte këmbësor.


policia-naten-670x450


foto ilustrim


Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.


Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.


Njoftimi i plotë i policisë:


Fier

Informacion paraprak


Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.


Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M


Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.