Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, mesditën e kësaj të premte.


Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplikut të Sipërm, teksa një mjet tip Benz është përplasur me mjetin Volkswagen.


Mësohet se viktima e këtij aksidenti është shtetasi Nikola Sokoli, 26 vjeç.



Aksidenti ne Shkoder on Vidnews.


Mjeti tip Benz është përplasur me mjetin Volkswagen për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tipBenz si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe, sqaron policia.


Po kryhen veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit