Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Gazmir Kasa, 47 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, në rrugën rurale në fshatin Mjekës duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 809 MJ, ka dalë nga rruga.


Si pasojë, është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit A.K., 31 vjeç, L.D., 40 vjeç dhe I.K., 16 vjeç banues në fshatin Jagodinë, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.


19 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)