Një 40-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  08:40, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik , në  fshati Malasej.


Shtetasi me iniciale I. M. , 57 vjeç nga Peqini, duke drejtuar mjetin tip Ford me targa AA 562 EC ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E.M., banuese në fshatin Banjë.


E aksidentuara është transportuar menjëherë  për në spital por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën  gjatë rrugës  për në Spitalin e Elbasanit.


Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


18 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)