Foto ilustruese

Një aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00 në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit.


Raportohet se një furgon është përplasur me një mjet tjetër tip Renault dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit tip Renault .


Sipas informacioneve paraprake, gruaja ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Gazeta Shqip