Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Gur i Zi në Shkodër.


Nga verifikimet e bëra nga policia, shtetasi Njac Rroku rreth 70 vjeç nga fshati Guri Zi duke udhëtuar me ciklomotor, dyshohet se e ka përplasur mjeti tip Volkswagen me pronar shtetasin A. D. banues në Shkodër në vendin e quajtur qendër Guri i Zi.


Shtetasi A. D., pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe në këto momente është kapur nga Policia .


Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Sipas informacioneve paraprake, Rroku ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës sapo ka hyrë në sallën e operacionit. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)