Një aksident rrugor ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skenë, ku një furgon policie dhe një automjet tip Benz janë përplasur me njëri-tjetrin.


Nga ky aksident, ka mbetur i lënduar një polic dhe drejtuesi i automjetit, por pa pasoja për jetën.


Që të dy ata janë transportuar për në Spitalin e Vlorës nga ambulanca e ardhur shumë shpejt në vendngjarje. Ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)