FIER- Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnje në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në afërsi të fshatit Krutje.

5 persona nga e njëjta familje ktheheshin nga festimet për 8 marsin, ndërsa pas përplasjes drejtuesi i mjetit Tomor Kamberaj 52 vjec gjeti vdekjen pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në kanal. Kamberaj ishte duke udhëtuar me familjen e tij drejt Lushnjes ku automjeti me targa LU 1044 B si pasojë e shpejtësisë dhe terrenit të lagur doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

4 personat e tjerë u dërguan në spitalin e Lushnjes me plagosje të lehta si pasojë e aksidentit. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje konstatoi se aksidenti ndodhi si pasoje e shpejtësisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)