Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Policia ka njoftuar se janë përplasur me njëra-tjetrën dy automjete.


Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.


Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore ata janë larguar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


8 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)