Policia ka deklaruar se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj dhe dy femra, të gjithë shqiptarë shtetas të Kosovës.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor kurse me urdhër të prokurorit, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.