Foto ilustruese

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti automobilistik në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, ku janë përplasur dy makina.


Sipas burimeve policore, mësohet se viktima janë babai (Sokol Hoxhallari, 33 vjeç) dhe vajza (P.Hoxhallari, 6 vjeçe), ndërkohë që policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje.


Të dy ata ishin duke ecur në momentin e përplasjes së makinave. Për ngjarjen janë shoqëruar në polici Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi


Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë e një prej automjeteve ka qenë shkak i përplasjes.


8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)