Aksidentet në punë vazhdojnë të jenë në shifra alarmante. Statistika të Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Shëndetësisë flasin për rritje të numrit të të aksidentuarve gjatë procesit të punës. Vitin e fundit, sektori i nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve dhe ai i ndërtimit, paraqiten si sektorët me rrezikshmëri më të lartë për punëtorët në Shqipëri. Arsyeja kryesore e aksidenteve, vlerësohet të jetë mungesa e respektimit të rregullave teknike dhe e standardeve të punës. Tirana vijon të jetë të krye të listës së qyteteve me numrin më të lartë të të aksidentuarve në punë.