Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një shkak madhor për humbjen e jetës dhe plagosjeve në vendin tone. INSTAT raportoi sot se në janar 2018 numërohen 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në Janar 2017, duke u rritur me 12,6 %.


Në Janar 2018, numri i të lënduarve është 175 persona, nga 158 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 10,8 %.


Numri i personave të plagosur gjatë muajit Janar 2018 është 162, nga 136 të plagosur në muajin Janar 2017.


Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2017, ky numër është ulur me 18,6 %.


Në muajin Janar 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet është 13 persona, nga 22 që ishte një vit më parë për të njëjtën periudhë, duke u ulur me 40,9 %.


Në Janar 2018, aksidentet rrugore, në 74,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.


Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45 60 vjeç, duke zënë 24,6 % të numrit të aksidenteve rrugore, duke u rritur me 50,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Fokusimi i politikës së qeverisëse për të rritjen e sigurisë rrugore me qëllim uljen e aksidenteve në rrugë me 40% (viti referencë 2009) deri më 2020, duket se nuk po funksionon.


Në një analizë më të hershme të Bankës Botërore thuhet se shkaku kryesor i aksidenteve është planifikimi i rrugëve, duke përfshirë dhe rastet kur për shkak të planifikimit përzihen përdoruesit vulnerabël të rrugës në trafik (për shembull, për shkak të mungesës së kryqëzimeve apo trotuareve).


Në bazë të këtij konkluzioni, qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen e huas prej 65.9 milionë eurosh, shumë e cila do të shkojë me qëllim mirëmbajtjen dhe sigurinë në rrugë, që parashikon ruajtjen e aseteve rrugore, për të siguruar investimin e madh të qeverisë shqiptare në rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri.


Kjo hua është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga qeveria shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021).


Ky projekt ka nisur nga zbatimi që në vitin 2016, por nuk po jep efekte në uljen e aksidenteve në rrugë. Edhe pse fondet për sigurinë rrugore po vijnë me rritje, aksidentet në rrugë po vijnë në trend rritje gjithashtu.


21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)