Cdo 30 sekonda, nje njeri vdes ne aksident automobilistik diku ne bote. Ky eshte perfundimi i studimit te grupit nderkombetar Make Roads Safe, "Rruget te behen me te sigurta", synimi i te cilet eshte qe siguria ne rruge te behet perparesi ne mbare boten. Ne fund te marsit, Kombet e Bashkuara kane ne plan te marrin ne shqyrtim sigurine ne rruge pas thirrjeve te shumta per mbajtjen e nje konference te posacme te OKB-se per te diskutuar shtimin e aksidenteve automobilistike qe rezultojne ne vdekje dhe plagosje.


Administrata Kombetare per Sigurine e Trafikut Rrugor ben te ditur se aksidentet automobilistike jane shkaku kryesor i vdekjeve mes te rinjve amerikane.


Megjithate, udhetimi me makine nuk ka qene kurre me i sigurt ne Shtetet e Bashkuara, thote Bella Dinh-Zarr, drejtore e deges se Amerikes se Veriut te grupit jofitimprures "Rruget te behen me te sigurta". "Gjate 50 vjeteve te fundit, nje sere gjerash, si infrastruktura rrugore, permiresimi i konstruksionit te makinave dhe ndryshimet ne sjelljen e njerezve, kane sjelle edhe pakesimin e numrit te vdekjeve ne aksidente automobilistike ne Shtetet e Bashkuara".


Studimet tregojne se sjellja e shofereve eshte shkaku kryesor i shumices se aksidenteve. Kjo perfshin kapercimin e shpejtesise se lejuar, perdorimin e alkoolit dhe drogave, si dhe mungesen e vemendjes gjate udhetimit me makine. Administrata Kombetare per Sigurine e Trafikut Rrugor thote se perdorimi i telefonave celulare dhe dergimi i mesazheve te shkruara jane mes faktoreve kryesore te shperqendrimit te vemendjes. Dinh-Zarr thote se ky eshte problem mbareboteror. "Praktikisht ne momentin e perdorimit te celularit, shoferi nuk shikon rrugen dhe mjafton nje fraksion sekonde qe te perfundosh ne aksident. Kjo do te jete nje nga sfidat me te medha per vendet e zhvilluara si dhe ato ne zhvillim".


Sipas Organizates per Zhvillimin dhe Bashkepunimin Ekonomik, shume vende te industrializuara, perfshire Britanine e Madhe, Gjermanine dhe Japonine, kane me pak raste aksidentesh fatale se Shtetet e Bashkuara.


Shume eksperte thone se shkaku per kete eshte kultura amerikane lidhur me makinen. Mantill Williams punon me Shoqaten Amerikane te Transportit Publik. "Historikisht, para viteve '50-te, transporti publik ishte mjaft i shtrire. Por me shpikjen e automobilave dhe me miratimin e Aktit te Transportit Kombetar te Autostrades, ne kemi pasur mjaft organizata, vecanerisht ato te prodhimit te makinave, qe kane bere fushate per kufizimin e transportit publik". Williams thote se anketimet tregojne se pergjithesisht amerikanet e mbeshtesin transportin publik. Nderkohe qe cmimet e naftes ngrihen, ekspertet besojne se gjithnje e me teper amerikanet do te preferojne transportin publik. Ata shpresojne se kjo do te sjelle pakesimin e makinave neper rruge, duke i bere keshtu ato me te sigurta per gjithkend.