Policia ka arrestuar shoferin e minibusit, i cili shkaktoi dje aksidentin ku mbetën të plagosur 10 nxënës. Mësohet se është ndaluar Astrit Hysi 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.


Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë -Çorovodë, në vendin e quajtur Kthesa e Minos, duke drejtuar mjetin tip Benz autobus, me targa AA 245 KE humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.


13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)