Është mbyllur në mënyrën më tragjike të mundshme aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë që i mori jetën babait dhe dy fëmijëve të tij të mitur.


Ditën e sotme është ndarë nga jeta edhe vajza 10-vjeçare e familjes, Preka, Noemi e cila prej së dielës gjendej në koma dhe mbahej në jetë vetë, përmes aparaturave.


Noemi ishte në vdekje klinike që prej ditës së aksidentit dhe mbahej në jetë me aparatura.


Zemra e saj pushoi së rrahuri sot duke e bërë të shumëfishtë tragjedinë në familjen Preka. Nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e së dielës humbi jetën Edmond Preka, 40 vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur, vajza 5 vjece dhe djali 9 muajsh, ndërsa sot ndërroi jetë edhe Noemi 10 vjeçe.


E vetmja që i mbijetoi aksidentit fatal është nëna e fëmijëve, Evisa Preka, 36 vjeçe.


21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)