Legjenda e gjallë e Formula 1, Michael Schumacher ka pësuar aksident në Francë. Piloti i famshëm gjerman është aksidentuar në një pistë skijimi në Grenoble të Francës. Schumacher është përplasur me kokë në një shkëmb duke pësuar dëmtime në kokë.


Ylli gjerman është dërguar urgjentisht me helikopter në spital, ndërsa thuhet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/