Librazhd- Aksidentohet familja e ambasadorit spanjoll. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 13:45 ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd ne afersi te fshatit Mirake. Ambasadori, Manuel Montobbio, ishte duke udhetuar ne drejtim te Ohrit me bashkeshorten dhe tre femijet e tij. Ne nenkalimin e trenit ne afersi te fshatit Mirake automjeti me te cilin po udhetonte perplaset me nje makine me targa te huaja. Pas perplasjes makinat jane rrotulluar disa here ne sheshin para nje karburanti. Familja e ambasadorit ka kaluar caste paniku dhe frike. Megjithate aksidenti ka qene pa pasoja per jeten. Ne vendngjarje ka shkuar policia e qarkullimit rrugor dhe nje grup ekspertesh. Nga te dhenat e para rezulton se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia tej normave e automjetit me targa te huaja. Pas ketij aksidenti ambasadori me familjen eshte rikthyer per ne Tirane. Policia ka shoqeruar per ne komisariat shoferin e makines.
F. Salliu