Piloti amerikan Nicky Haiden, kampion bote në Moto GP në vitin 2006, është aksidentuar dje në zonën e Rimini, në Itali, teksa ishte duke u stërvitur me biçikletë me disa miqtë e tij.


Mësohet se 35-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën. Sipas përshkrimit që i bënë aksidentit miqtë e tij, Haiden u përplas nga një makinë e tipit Renault, në një rrugë province, në një qytezë afër Riminit.


Përplasja ka qenë e fortë dhe piloti amerikan ka përfunduar në xhamin e përparmë të makinës, duke e thyer atë, ndërsa biçikleta e tij ka përfunduar anës rrugës, thuajse e shkatërruar.


Hayden i është dhënë ndihma e parë në vend dhe më pas është transportuar me urgjencë në një spital në Rimini, ku është në gjendje të rëndë dhe nën mbikqyrjen e mjekëve. Ende nuk ka asnjë prognozë për gjendjen e tij. Këtë vit, Hayden garon në Superbike me ekipin Honda.


Në buletinin mjekësor të ditës së sotme, mjekët raportojnë se gjendja e tij mbetet e pandryshueshme dhe se Hayden vijon të qëndrojë në repartin e reanimacionit.



18 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)