Një 29-vjeçar është arrestuar nga efektivë të Policisë së Vlorës, pasi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:30, ka aksidentuar tri shtetase pas përplasjes së mjetit të tij me një tjetër, në rrugicat e fshatit Novoselë.


Në pranga përfundoi Eridjon Qarri, banues në Novoselë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim mjeti pa dëshmi ose në gjendje të dehur.


Në momentin e aksidentit, makina Renault e autorit është përplasur me mjetin Alfa Romeo të drejtuar nga 28-vjeçarja O.N., banore e Novoselës. Policia sqaron se të plagosurat A.N. 24 vjeç; S.A. 44 vjeç; si dhe V.H. 43 vjeç, që të treja me banim në Novoselë, janë jashtë rrezikut për jetën.


Materialet hetimore ndaj 29-vjeçarit iu referuan Prokurorisë së Vlorës.


19 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)