Policia e Shtetit zbarkoi këtë mëngjes në Nikël të Krujës, në një operacion të befasishëm në fshatin e të ashuquajturit grup i Niklës, i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve.


Objektiv i operacionit ishte fisi Haka, mes të cilëve ka pasur edhe viktima ndër vite, ndërsa të tjerë dyshohen si autorë të disa vrasjeve.


Operacioni nisi që në orën 05:00 të ditës së mërkurë. Policia ka kontrolluar disa banesa të personave që konsiderohen të rrezikshëm dhe me precedentë penalë.


Mes 11 personave të shoqëruar deri tani është edhe Durim Bami, i cili trazoi politikën shqiptare me atentatin e pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi, për të cilin Bami u shpall fajtor për kallëzim të rremë.


I shoqëruar është edhe Flamur Haka, një person i dënuar më parë për vrasje, i cilësuar si koka e Grupit të Niklës Identiteti i 9 personave të tjerë nuk është bërë i ditur nga policia.


12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)