Berat

Policia e Beratit ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 64.5 kg marijuanë, që po transportohej drejt Tiranës dhe ka vënë në pranga tre persona dhe shpallur në kërkim tre të tjerë. Sasia e drogës është sekuestruar dje në aksin rrugor Berat - Ura Vajgurore, ndërsa transportohej me një “Jeep” nga një grup të rinjsh. Policia e Beratit njoftoi dje se arrestoi Vladimir Shkëmbin, 33 vjeç nga çorovoda, Asllan Fetiun, 22 vjeç nga Berati dhe Alket Cankën, 38 vjeç nga fshati Miçan i Përmetit. Policia deklaroi gjithashtu shpalljen në kërkim të shtetasve Dorjan Nuho, Xhezmi Shkëmbi dhe Arben Shahu, nga Berati dhe Kuçova. Tre të arrestuarit ishin duke transportuar drogën dhe atyre iu bllokuan tri makina, ndërsa tre personat e tjerë rezultuan të përfshirë në trafik pas marrjes në pyetje të të arrestuarve. Policia sqaroi se marijuana ishte prodhuar në fshatin Miçan të rrethit të Përmetit dhe ishte transportuar nga aksi i vjetër rrugor Berat-Përmet për t’u dërguar më pas në Tiranë.








#