Policia Rrugore vijon me kontrollet e përforcuara në funksion të identifikimit të drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit dhe bëhen rrezik për veten dhe të tjerët.


Gjatë orëve të vona të mbrëmjes punonjësit e policisë u përqendruan sërish te Unaza e Madhe e cila nga shumë persona me mjete luksoze përdoret si pistë garash.


Kjo konfirmohet edhe nga policia që ka ndëshkuar disa drejtues mjetesh.


Kontrollet e nisura më herët, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civilë në rrugët urbane dhe interurbane, po vijojnë akoma në bashkëpunim me Forcat Shqiponja në unazën e madhe si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit, ku për shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh, kjo rrugë Interurbane në orët e vona të natës, shfrytëzohet si pistë garash ku finishi i saj mbetet, aksidenti me pasojat e tij të tmerrshme ose…, thuhet në njoftimin e policisë që me trepikëshin nënkupton ndëshkimet ligjore.


Policia ka shpërndarë edhe një video të aksionit në terren ndërkohë jepen edhe të dhënat rreth rezultateve të aksionit.


Nga kontrollet e deritanishme janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për gara me shpejtësi, 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 drejtues mjetesh për xhama të errët, raporton policia.


Uniformat blu e mbyllin me një apel për drejtuesit e mjeteve: Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje





VID-20180810-WA0005


TiranëKontrollet e nisura mëherët, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civilë në rrugët urbane dhe interurbane, po vijojnë akoma në bashkëpunim me Forcat Shqiponjanë unazën e madhe si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit, ku për shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh, kjo rrugë Interurbane në orët e vona të natës, shfrytëzohet si pistë garash ku finishi i saj mbetet, aksidenti me pasojat e tij të tmerrshme ose .Nga kontrollet e deritanishme janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për gara me shpejtësi, 3 drejtues mjetesh për drejtimmjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 drejtues mjetesh për xhama të errët.Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje.


Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 9. August 2018



10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)