Aksioni në Jalë

Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici ka shkarkuar nga detyra katër inspektorë të degës Vlorë.


Vendimi ka ardhur pas shfaqjes në media të një rregjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.


Inspektorët e pushuar janë: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani dhe Vilson Lalaj.


Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit- ka thënë Bici, gjatë një mbledhjeje urgjente në inspektorat.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)