Një ngjarje tmerrshme ka ndodhur në një supermarket në Kaliforni ku dy hajdutë kanë vrarë një arkëtarin guximtar.


Hajdutët kanë hyrë me maska në supermarket dhe i kanë kërkuar José Guadalupe Barrera Kanter që ti dorëzonte paratë që kishte në arkë.


Por arkëtari nuk ka pranuar që tia japë dhe ka filluar të konfliktohet fizikisht me njërin nga hajdutët për disa sekonda deri sa u qëllua për vdekje.


Pasi qëlluan Kanter, ata vazhduan me grabitjen dhe më pas u larguan nga skena e krimit. I riu u dërgua në spital, por nuk arriti që të mbijetonte.


Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter