Me rastin e festave te clirimt dhe pavaresise TKOBAP do te ofroje per publikun shqiptar nje sere aktivitetesh per te festuar se bashku.

Ne daten 28 Nentor 2015, Ora 19.00 - Koncert premiere i Ansamblit Popullor "Rrugetim..." me kenge dhe valle popullor te perzgjedhura nga te gjitha trevat.

Ky Koncert eshte edhe koncerti i fundit qe organizohet nen drejtimin e Sulejman Baltëza, i cili prej shume vitesh eshte Drejtor Artistik i Ansamblit Popullor ne TKOBAP dhe qe largohet ne fund te nentorit nga TKOBAP.

Ne daten 29 Nentor 2015, Ora 19.00 - Koncerti "Per ty atdhe" me pjesemarrjen e solisteve te TKOBAP si Eva Golemi dhe Ylber Gjini, Korit dhe Orkestres se TKOBAP nen drejtimin e Edmond Doko, do te jete falas per te gjithe nostalgjiket e kengeve te bukura te kompozitoreve me te njohur shqiptare si Avni Mula, Thoma Gaqi, Cesk Zadeja, Mustafa Krantja, Kujtim Laro e Pjeter Gaci.

Per here te pare do te vendoset ne skene nje pjese simfonike e titulluar "Rapsodi e shqiptareve Nr 1" nga kompozitori shqiptar Anesti Nova, i cili rikthehet ne vendin e tij pas me shume se 70 vitesh pasi ka emigruar ne Turqi e Amerike.

Hyrja do te jete e lire

Provat e koncertit do te zhvillohen sot 10.00-13.30 ne sallen e orkestres.

Festimet per Naten e Bardhe do te vazhdojne ne daten 29 nentor 2015, Ora 20.30 ne sheshin para TKOBAP me pjesemarrjen e trupave te ndryshme artistike:

Numra Baleti,

Koncert me kengë dhe valle nga Ansambli Popullor,

Koncert me Muzike Dhome,

Koncert i Korit të TKOBAP...