Ritmi i përhapjes së virusit AH3N2 është ulur në javën e tretë të janarit.


Në ditët e para të muajit, numri i të prekurve nga gripi arriti në 21 mijë të prekur, ndërsa aktualisht Instituti i Shëndetit Publik referuar analizave raporton për 20 mijë personat janë të prekur nga virozat e stinës dhe gripi.


Simaku: Trendi në rënie vërehet në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha të vendit. Nga 21 mijë raste që ishin dy javë përpara, në javën e fundit janë 20 mijë raste. Ka filluar trendi në rënie. Mesazhi kryesor për popullatën është vaksinimi.


Artan Simaku, eksperti i ISHP thotë se në vendin tonë qarkullon ashtu si në rajon virusi AH3N2.


Simaku: Në qarkullim është virusi AH3N2, që i njëjti po qarkullon edhe në Ballkan dhe në të gjithë Evropën. Ky virus përmbahet në vaksinën që është aktualisht.


Pavarësisht se autoritet e shëndetësisë raportojnë për ulje të numrit të prekurve nga ky virus, vendi është ende në sistemin “alert”, pasi luhatja e temperaturave dhe moti i ftohtë favorizon përhapjen e gripit.


/Ora News/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter