Pak ditë pas akuzave për përdhunim, policia e Las Vegasit në SHBA ka nisur hetimet ndaj Cristiano Ronaldos.


Kathryn Mayorga ka deklaruar në media së është përdhunuar nga ylli i Juventusit në vitin 2009, në metropolin amerikan. Detektivët tanë po analizojnë informacionin e viktimës dhe hetimet janë në vazhdim, thotë në Twitter gazetari i BBC, Dan Roan, referuar një deklarate policore të Las Vegasit.


Për shkak të hetimeve kundër tij, portugezi do të mungojë të martën në stërvitjen e Juventusit. Ronaldo dyshohet se e ka paguar me shuma ta mëdha parash për të heshtur viktimën e tij.


Incidenti, i cili është objekt i hetimit, ndodhi në vitin 2009, në një hotel në Las Vegas. Mayorga akuzon Ronaldon se e ka përdhunuar, por CR7 i mohon me forcë akuzat. Duke iu referuar atyre, përmes një videoje të postuar në Instagram, të dielën e kaluar, ylli portugez i konsideroi këto zëra si Fake News.


Vitin e kaluar ishte bërë e ditur se Ronaldo e ka paguar amerikanen me shumën prej 375.000 dollarë për të heshtur mbi rastin.


2 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)