Duke reaguar pas akuzave të nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili për shifrat e testimeve, Prof. Vjollca Durro nga Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT, thotë se janë kryer mbi 8 mijë testime serologjike.


durrooo-e1594227016932-581x450


Deri dje, më datë 7 korrik 2020 në laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 8020 testime serologjike (IgG dhe IgM) që do të thotë testime të kryera në 4010 individë. Testimi serologjik për SARS COV2 përfshin testimin për antitrupat IgG dhe IgM, pra siç kuptohet qartë, një person kryen dy teste serologjike për antitrupat ndaj SARS COV2, u shpreh prof. Duro.


Rezultatet e deritanishme tregojnë se përqindja e pozitivitetit është 5.6%, çka sipas saj, tregon se nuk ka përqindje të lartë të antitrupave tek bluzat e bardha.