Kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i është përgjigjur akuzave të bëra nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.


Dako në një postim në Facebook shkruan se Alibeaj do padi në gjykatë. Më tej kreu i Bashkisë Durrës shkruan se Alibeaj është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon.


Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos! Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjte e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon! Ska problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi!, shkruan Dako.


8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)