Pas akuzave nga Partia Demokratike, se i shumëkërkuar Edmond Bego, ka lidhje me PS, ka ardhur reagimi i pare nga maxhoranca.


Ka qenë deputeti socialist Pjerin Ndreu i cili a reaguar pas akuzave të opozitës se deputetë të PS dhe kryeministri Edi Rama kanë lidhje me të arrestuarin nga policia greke për trafik droge Edmond Bego.


Ndreu e quan të lajthitur PD-në dhe akuzon opozitën për lirimin e tij. Po mire PS paska ndihmu Mondin sipas Palokes,te mos kapet, po ne Gjykate kush e ndihmoi qe konvertoi denimin nga 21 ne 4 Vjet?, shkruan deputeti i PS.


Postimi i plotë i Ndreut


Lajthitja totale e nje force politike qe quhet PD eshte evidente. Ndresa bejne opozite, shfaqin simptoma te renda ne interpretinin e ngjarjeve te ndryshme.


Te ngerthyer ne mllefin ekstrem kunder Edi Rames u eshte errur logjika dhe nuk dine cfar thone ! Ne pamundesi totale per te perballuar forcen e lidershipit te PS, dalin ne konferenca shtypi e cfare nuk thone.


Rasti i nje te ashtuquajturi Mond Bega qe na qenka arrestu ne Greqi sipas PD perben arsye per tJu versule qeverise, Edi Rames dhe Taulant Balles se paskan ndihmuar kete te denuarin ! Po mire PS paska ndihmu Mondin sipas Palokes,te mos kapet, po ne Gjykate kush e ndihmoi qe konvertoi denimin nga 21 ne 4 Vjet ?


Ndersa PS paska lidhje me Mondin, lidhjen me kryesuesin e kolegjit Penal ne Gjykaten e Larte, njeri i afert i Berishes dhe i zgjedhur prej tij kush ja beri ?! Sipas suflereve te trullosur te PD miqte e tyre i lehtesuan denimin dhe e lane te lire ne gjykate, ndresa ne PS kane faj se nuk e kapi policia ! Zoterinj, ju rrofte kontributi ju dhe derivateve tuaj ne Gjykate per ta liru nga denimi.


Aq me keq kur dhe vete autoritete greke e kane liru pasi ka tregu pikerisht konvertimet e denimeve te pjellave tuaja ne gjykate ! E kuptoni sa te lodhur jeni, e lironi vete dhe dilni ne foltore e fajesoni te tjeret ! Per cfare kapet tjetri qe ka ezauru denimin me konvertimin e gjykates e gjykatesve PD-iste ?! Me te lajthitur se kaq ske ku gjen ! Te fala nga selia e PD se perhumbur !


19 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)