Pas akuzave nga Partia Demokratike, se Taulant Balla ka lidhje me të arrestuarin Edmond Bego, ka ardhur një reagim nga ky i fundit.


Balla me anë të një postimi në Facebook, shkruan se le ta gjykojë publiku.


Postimi i plotë


Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik Babale 3. Madje dy zëvëndësat e Lulzim Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit. Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy zëvendësat e Lulzimit, unë kam dëshirë që betejën ta bëj përsëri me Kryebabale Lulzim Basha. Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në Shtator për Babale 1, e më pas edhe për Babale 2 etj.



19 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)