Gjatë fjalimit të tij para punonjësve të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama ka folur edhe për çështjen Xhisiela dhe akuzat e ish-ofiderit Emiljano Nuhu.


Rama tha se djali i deputetit socialist Rrahman Rraja ka marrë dënimin e merituar për ushtrimin e dhunës, ndërsa ish-policin e komisariatit të Fushë Krujës e cilësoi si një shpifës me pagesë.


Policia e Shtetit ka reaguar konform rregullave me djalin e deputetit të një partie në pushtet, duke i mbajtur anën një vajze që pretendoi se është ushtruar dhunë ndaj saj.  Djali i deputetit është aty ku e ka çuar drejtësia, jo aty ku do ta kishte lënë dje partia, – deklaroi kryeministri. – Duhet një reflektim i plotë, reagim i drejtë, se pavarësisht se Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi, u desh që shpifja të merrte dhenë dhe imazhi i policisë u ndot dhe duhej të çmontohej. Ku ishte drejtori i SHÇBA-së kur shpifja erdhi me shkrim, pse nuk u bë kontrolli i plotë kur letra u bë publike? Pse iu la një shpifësi brenda radhëve të policisë që të krijonte një vorbull, pasi e kishte lënë shpifjen brenda kazanit dhe të largohej për azil politik jashtë? Ku është mosreagimi në kohë i SHÇBA-së për shpifësin që tolloviti një javë gjithë dynjanë? Pse iu mohua e drejta publikut për të parë gjithçka në kamerat e komisariatit lidhur me skenën e shpifësit që thotë atë që thotë? Ndërkohë që kamerat, thonë se e gjithë skena që ngriti gjithë atë dallgë balte ndaj policisë së shtetit, e përshkruar një letrën e shpifësit, është një sajesë e tij fund e krye. U la gjithë Shqipëria të përpëlitej me fantazi me deputetë që futen në komisariat që i vënë pushkën punojnësit të policisë në ballë dhe që kamerat thonë që sishte aty. Unë se pranoj dot që një jashtënxjerrrje e politikës ndaj policisë të marrë dhenë, – theksoi kryeministri.


15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)