TIRANE- Mbledhja e Keshillit te Larte te Drejtesise ka nisur me diskutime per akuzat e bera ne adrese te Kolegjit Zgjedhor nga ana e opozites.


Mbledhjen e ka hapur numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu, i cili ka theksuar se ne kete mbledhje do te diskutohet pikerisht per akuzat ndaj Kolegjit.


Sipas Spahiut zgjedhjet nuk administrohen nga politika, nderkohe qe Kolegji Zgjedhor eshte zgjedhur me konsensus nga te dy kampet politike. “Ka qene PD-PS qe u dhane gjyqtareve imunitet”- ka theksuar ai, duke shtuar se nese ka prova dhe fakte per akuzat ato duhet te depozitohen ne prokurori.


Behet fjale per akuzat e opozitës ndaj Kolegjit Zgjedhor, fill pas shpalljes se vendimit per garen per Bashkine e Tiranes, ne te cilen lane ne fuqi vendimin e KQZ-se dhe rrezuan ankimimet e socialisteve.


Pas kesaj, opozita reagoi ashper, duke akuzuar per blerje koke me koke te trupes se gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor, madje me nje shifer te majme 500 mijë euro për secilin vendim të marrë mbi betejën elektorale për Bashkinë e Tiranës.


Ishin fillimisht kreu i PS-se, Rama qe akuzoi per mungese profesionaliteti dhe drejtesi te shitur, e mandej edhe kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci qe dha akuza me shifra per vendime te blera.


Me tej, ishte kolegji ai qe reagoi permes nje letre drejtuar Presidentit dhe nderkombetareve, ambasadoreve te BE-se, OSBE dhe SHBA-se ne vendin tone per presionin e opozites ne drejtim te tyre.