Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka postuar disa fotografi të ndërtimeve në Durrës e rrethinat e qytetit bregdetar, për tiu përgjigjur akuzave që kryeministri Edi Rama i bëri dje Kryebashkiakut demokrat të Kavajës, Isa Sakja.


Rama e cilësoi atë si pallatexhi duke e akuzuar se ka nisur të ndërtojë edhe në rërë, por Malltezi thotë se kryeministri sduhet të bëjë ambientalistin e nervozuar kur e di që ka në kampin e vetë një prestigjator si Vangjush Dako.


Duke i treguar shefit të qeverisë se ndërtimet në rërë janë Made in Gjushi, Malltezi nuk kursen në akuzat e tij as Elvis Roshin dhe Gentian Dajën.

































Postimi i Jamarbër Malltezit:


Prestigjatorët e Edit


Meqë Edin e kemi ambientalist me raste dhe dje ishte merakosur për ndërtime në rërë, po ia lehtësojmë punën: 3 fotot e para tregojnë ndërtime Made in Gjushi e para pallati 9-katesh PA LEJE i Gjushit tek shkëmbi Kavajës, dhe dy të tjerat ndërtime mu në rërë tek Iliria dhe tek Teuta; 2 fotot e tjera me ekskavator në rërë tregojnë ndërtimet në rërë nga Elvis Roshi dhe Gent Daja në Qerret që vjehrri i këtij të fundit (ish drejtor hipoteke) e ktheu nga rërë në tokë bujqësore dhe më pas në truall.


Na gjej një prestigjator kaq të zotin po munde kudo në botë! Tani nëse e ke seriozisht luftën ndaj ndërtimeve në rërë, ja tek i ke Gjushin, Roshin me 4 emra, Dajën dhe Cikalleshin dhe çoji në burg si kriminelë mjedisi. E bën dot?