Aktori amerikan Al Pacino eshte nderuar me Medaljen Kombetare te Artit ne nje ceremoni ne Shtepine e Bardhe ku u vleresuan gjithashtu 16 persona e organizata.
Vet presidenti i Shteteve te Bashkuara Barack Obama ka pershendetur 71-vjecarin dhe i ka dhene atij medaljen.
Presidenti Obama u shpreh se te gjithe keta persona kane lene nje gjurme te paharrueshme ne kulturen amerikane. Na thone se si njerez ne jemi te ndare por papritur duket se arti ka fuqine qe te na bashkoje deklaroi Obama.
Al Pacino konfirmoi spikat per nje sere rolesh ne ne boten e kinematografise. Qe ne moshe te re ai intrepretoi personazhin e mirenjohur te Michael Corleone ne trilogjine Kumbari per te vazhduar me pas me Tony Montana ne Njeriu me Shenje. Nje tjeter performance e shume e vleresuar e tij ka qene ajo ne filmin Arome Gruaje per te cilen Pacino fitoi nje Academy Aeard ne vitin 1992.
Se shpejti ai do te interpretoje producentin muzikor Phil Spector ne nje film te HBO-se qe ben fjale per gjyqin dhe denimin e personazhit per vrasjen e aktores Lana Clarkson.