Aktori i mirënjohur Al Pacino është nderuar me Medaljen Kombëtare për Artin nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.


Ka qenë presidenti Barak Obama i cili ka nderuar aktorin 71-vjeçar për kontributin e tij në kulturën amerikane.


Na është thënë se je jemi të ndryshëm si njerëz, tha Obama. Por arti ka fuqinë për të na bashkuar, shtoi ai.


Al Pacino ka një karrierë 50-vjeçare në film dhe është kthyer në një ikonë nga filmat e suksesshme si The Godfather, Scarface apo Scent of a Woman.