Jam ing.Sotir Sotiri (Prof/Dr) në fushën e sizmologjisë, ku mbi 30-vjet kam kontribuar si pedagog në UT dhe në Institutin e Sizmologjisë. Prej mbi 10-vitesh jam pensionist dhe jetoj familjarisht në Amerike, pasi të tre fëmijët janë vendosur këtu qysh në vitet 1990/91 në këtë vend. Që të tre pothuaj kanë ndjekur arsimimin tim dhe te bashkëshortes time Zhaneta Prifti-Sotiri (ish-pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës deri në pension), por ne Amerikë kanë fituar shkollime dhe Grada Shkencore vërtet për tu përgëzuar sepse punojnë në institute dhe universitete me shumë emër në Amerikë (Harvard, Columbia dhe MIT-Boston).


Jo më larg se dy net me parë u bashkuam për një sebep familjar dhe u diskutua teksa shihnim edhe TV e pikërisht RAI-Internacional, për tërmetin në Itali dhe rrezikun e madh e të paevitueshëm që mund të prekë edhe Shqipërinë, atdheun tonë, i cili fatkeqësisht qeveriset nga një kastë e papërgjegjshme.


Po unë familjarisht shqetësohem çdo orë e ditë për sa dëgjojmë e shohim në internet a TV dhe jemi lexues të gazetës Tema Online. Dje ata të dy teksa ishin interesuar në disa drejtime në Evropë dhe Itali me njohjet që kanë tashmë të nivelit të lartë të shkencës evropiane, më thanë se Shqipëria përveç sa dihet deri më tani si gjeografikisht e përfshirë në zonën e mesme të tërmeteve në gjerësinë Lindje e Mesme-Turqi-Ballkani Jug+Perëndimor+Itali+ Austri+ etj, është (sidomos zona Sarandës dhe e bregdetit jugor), por edhe me sipër, ka shenja të vlerësueshme në Ball-Rihter. Por shqetësimi është edhe më evident nga ndërtimet shumëkatëshe me lëndë jashtë standardit, gërmimet dhe punimet e pakontrolluara në ndërtimet e para 1991 (që ishin si ishin si strukture rus-kineze, por ishin me materiale absolutisht mbi 90% rezistente të 6,5 deri 7,5 Ball-Rihter), që janë kthyer katet e para në bar-restorante a dyqane të ndryshme duke cenuar muret anësore apo themelet. Këtu duhet të kihen parasysh dhe depozitat e shumta të ujit nëpër pallate që për madhësinë dhe peshën janë një rrezik absolut shembjesh edhe më të rrezikshme se vetë lëkundja e tërmetit ndaj konstruksionit të pallatit, qoftë i ri apo i vjetër. Në këto pak rreshta dua që ju z.Baze dhe media tjetër qe akoma ka mbetur e përgjegjshme dhe jo e lidhur me merimangën mafioze te pushtetit të Sali Berishës, të sensibilizoni me forcë dhe urgjencë popullin për atë që mund të ndodhe nga një tërmet qoftë dhe 4,0 Ball-Rihter, e larg qoftë për popullin e vendin tim nëse vlerat kalojnë mbi 4,0 Ball-Rihter.


Katastrofa do jetë edhe më e madhe se në Itali aktualisht dhe si në Turqinë e para 4-viteve (kush harron vdekjen afron; thotë populli ynë i mençur në një proverb të hershme). Populli shqiptar duhet urgjentisht të ulë në nivelin e tarracave (rrafsh me tarracën) të gjitha madhësitë e depozitave të ujit, të cilat janë në rënie të lirë nga lëkundjet e tërmetit 4,5 Ballë-Riter si 1m apo 2-3-4m lartësi, një bombë pa barut apo dinamit, por gjithsesi shkatërruese dhe vrastare. Me shumë respekt për ty z.Baze dhe gazetën tuaj Tema, te cilën në Internet e shfletojnë pothuaj çdo ditë shumica e shqiptarëve në Amerike e Kanada. Më vjen keq të them po pushteti i sotëm në Shqipëri ka zëvendësuar një regjim të dikurshëm despotik me një regjim mafioz dhe të papërgjegjshëm për qytetarët e vet.