Policia e kryeqytetit danez e konfirmoi ngjarjen me një postim në “Twitter”, por pa dhënë të tjera hollësi.
Pritet të mësohet më shumë rreth këtij incidenti që pason një sërë aktivitetesh të anuluara pas masakrës së të premtes së shkuar në Paris.
Miqësoret e futbollit Belgjikë-Spanjë dhe Gjermani-Holandë u anuluan të martën mbrëma, ndërsa dy fluturime të “Air France”-s bënë ulje emergjence pas frikës për bomba, por që rezultuan alarme të rreme.