Prej muajsh Lulzim Basha paralajmëron se ekonomia shqiptare ka vdekur dhe vendi po shkon drejt varfërisë ekstreme. Edhe sot si gjithmonë, kreu i Partia Demokratike ka fajësuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për mbylljen e mijëra bizneseve në mbarë vendin.


Basha në një postim në Twitter thotë se vetëm në 7 muajt e parë të 2018-ës, janë mbyllur 45 biznese çdo ditë dhe ky është një rekord i frikshëm i kriminelëve të Rilindjes.




Alarmi të cilit i mëshon Basha është se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri në pushtet aq më keq do jetë për vendin.


Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve Rilindja: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!, shkruhet në videon e postuar nga Basha.


8 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)