Ish-deputeti i LSI-se, Përparim Spahiu deklaron se tre parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët, e parë kjo si mundësia e vetme për kontrollin e krimit të organizuar shqiptar në këtë shtet.



 



Në një status në profilin e tij në Facebook, ai akuzon Ramën për një masë të tillë mbrojtëse që kërkon Holanda.


Mund ti kishim mjaft borxhe Edi Ramës, por rikthimin e vizave Jo. Tre parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët, e parë kjo si mundësia e vetme për kontrollin e krimit të organizuar shqiptar në këtë shtet, – shkruan Spahiu. – Kjo do të ishte dhurata më e madhe që Qeveria kriminale e Rilidjes do ti bënte shqiptarëve. E thjeshtë të kuptohet, që nëse vende të BE-s diskutojnë rikthim vizash me ne, sa larg jemi me historinë e hapjes së negociatave.


Spahiu përmend edhe deklaratat e ndërkombëtarëve dhe raportin e fundit të DASH-it për Shqipërinë si vend transit për drogat e forta.


Kujtojmë dhe deklarimet e sinqerta të Schulz kur tha se : do të duhen edhe nja 20 apo 30 vjet që Shqipëria të plotësojë kushtet ekonomike për pranimin në BE. Shkaqeve, ju jep përgjigje Deparatamenti Amerikan i Shtetit, ku Shqipërinë, në raportin për vitin 2018, e cilëson si prodhuese të hashashit dhe vend tranzit të drogave të forta. Tani, se ku hyn opozita në pallavrat e pengimit të hapjes së negociatave, vetëm ministrja e marrëdhënieve me Parlamemetin mund ti recitojë një përgjigje.



Gazeta Shqip