Ambasadat e Shteteve te Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut do të mbeten të mbylluara deri më datën 10 gusht, pasi frika e një sulmi të mundshëm terrorist të al-Qaedas ende vazhdon, bën me dije Uashingtoni. Fillimisht 22 Ambasadat dhe


Konsullatat amerikane u mbyllen vetëm për të dielën, por sipas Deparatamentit të Shtetit shtyrja e rihapjes së Ambasadave është një “lëvizje për të bërë kujdes”dhe jo një reagim ndaj një kërcënimi të ri. Ndërsa Uashington njoftoi se misionet diplomatike amerikane në Algjeri, Kabul dhe Bagdad do të rihapen të hënën.


Të premten Deparamenti i Shtetit njoftoi se ka lëshur një alarm global të udhëtimit, që do të jetë në fuqi deri në fund të gushtit. Masat erdhën për shkak të një mesazhi të përgjuar mes operativëve të lartë të al-Qaeda-s, gjatë këtyre ditëve të fundit, i cili tundi këmbanat e alarmit, që çuan në mbylljen e ambasadave dhe konsullatave, gjatë së dielës, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.


Lajmin e njoftoi agjencia e lajmeve ndërkombëtare CNN, ndërsa ajo bën mE dije se pranoi gjithashtu një kërkesë nga një zyrtar i administratës Obama, për të mos publikuar apo transmetuar detaje të mëtejshme, për shkak të ndjeshmërisë së informacionit.


Disa zyrtarë amerikanë theksuan gjithashtu se kanë vërejtur kërcënime gjithnjë e në rritje, me zhvillime kryesore nga Jemeni, gjatë javëve të fundit. Këto kërcënime, bashkangjiten me faktin që jemi në fund të muajit të Ramazanit, si dhe arratisjet masive nga burgjet në rajon të terroristëve, që kontribuan në vendimin e SHBA-ve për të mbyllur selitë diplomatike.


Mbyllja e 22 ambasadave dhe konsullatave të SHBA-ve gjatë së dielës, në prag të frikës për një sulm tjetër terrorist nga al-Qaeda, është një lëvizje e papreçedent. E diela është dita e parë e javës së punës, në shumicën e vendeve të prekura nga ky vendim i Obames.


Britania ka lajmëruar se do të mbajë mbyllur Ambasadën e saj në Jemen deri të festivalin mysliman të Eid të enjten. Zyra e Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar kishte njoftuar më herët se do të mbyllë misionin e saj në kryeqytetin Jemenas Sanaa deri të martën. Gjithashtu Gjermania dhe Franca kanë mbajtur mbyllur Ambasadat e tyre ne Jemen gjatë se dielës.