Sami Bacaj

Talenti pejan Alban Ramaj ka nënshkruar kontrate deri ne fund të sezonit me ekipin e FC Energie Cottbus II. Ai, nuk do te luaj të shtunden kunder garnitures se dytë të SV Verder Bremen, n.q.s nuk federohet deri te shtunden. Mirpo, ai të hënen dhe te marten do të stervite me ekipin e profesionisteve qe garon në Bundesliga. Ramaj shprehet se: " Tranjeri Veber me donte edhe kur ishte në FC Carl Zeiss Jena dhe ai me propozoi ne ekipin e parë. Dy ditë do ushtroj me profit dhe nese pelqehem nga tranjeri
Prasnikar. Mund te ndodhe që do të udhetoj me ekipin e parë në Rostock. " Në ekip luan edhe Ervin Skela, aty ka luajtur edhe Rudi Vata. Si o mendimi për keta dy futbollist? Ramaj: " Me kanë pyetur për Rudin. Me Skelen do të shihem te hënen dhe është një kënaqesi e madhe, qe te ushtroj me
nje futbollist te kalibrit te Skeles. është një ndër futbollist
shqipetar qe e preferoj më se shumti." Ramaj ka pasur oferte nga ekipi i liges se dytë greke Katerini. Mirpo, edhe pse oferta ka qene shumë me e
mirë se ajo e Cottbus. Ai ka vendosur te luaj në Gjermani, se perndryshe do kishte pas probleme te rikthehet ne Gjermani. Sepse, ai për momenti nuk
poesdon asnjë pasaporte. Pasaporten e UNMIK- ut do te marrë ne fund te vitit. Kurse, atë të Serbise nuk e ka marrë. Edhe pse kur ishte ne München, jeton 1 km larg Konzullates Serbe dhe permes lojtareve serbe ka mund te pajiset shumë shpejt me këtë pasaporte. Sepse, konzulli serbe ka
qene disa herë në stadion për te pare lojet e München 1860. Ramaj: " Jo. Pasaporten serbe nuk do e marrë kurrë. Prandaj, nuk do shkoj as për të shlyer shtetesinë serbe. Në mënyre qe te marre shtetesinë gjermane. Për këtë kam pas deshire te luaj në Landin e NordRajn Vestfalen. Sepse, atje mund te marresh shtetesinë gjermane. Pa pasur dokumente se nuk je banor i Serbise. " Po, si sheh shanset për Shqiperine. Kur nga ekspertet gjerman shihesh si me i talentuar se bashkefshatari i yte Bekim Kastrati?
Ramaj: " Kastrati nuk e njoh dhe nuk e kam parë duke luajtur. E di se jemi vendas dhe babai i ime e njeh familjen e tij. Kryesorja është qe te luaj dhe të deshmoj cilesite e mija. Besoj se edhe Shqiperia do me lajmerohet. Sepse, është bërë një opinion se unë kam refuzuar Kombetaren. Kjo
nuk është e vertet. TSV München 1860, me ka ndaluar që të udhetoj për në Tirane. Kam pyetur menagjerin dhe avokatin tim. Ata kanë mundur te prishin kontraten me mua. N.q.s , unë do udhetoja për në Shqiperi. Megjithatë, Hasan Lika me ka pëlqyer dhe besoj se rreth meje. Mund te informohen tek ai. "