TIRANE- Albanian University, i njohur ndryshe si UFO, nëpërmjet një deklarate për shtyp njofton studentët, stafin akademik dhe mbarë opinionin publike ka marrë vlerësim pozitiv nga MAS. 

Po sipas kësaj deklarate është pezulluar vetëm filiali në Berat i universitetit deri në plotësimin e kushteve të caktuara nga vendimi i këshillit të ministrave.

“Albanian University, duke u nisur nga zhvillimet e fundit në fushën e arsimit të lartë, vlerëson të nevojshme të njoftojë studentët, stafin akademik dhe administrativ, bashkëpunëtorët dhe partnerët tanë si dhe opinionin publik se Albanian University vlerëson procesin e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për përmirësimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Albanian University si universiteti më i madh sot privat në Shqipëri për numër studentësh dhe staf akademik si dhe një nga universitetet e para private në Shqipëri, ka qënë dhe mbetet pro cdo iniciative serioze që rrit cilësinë e arsimit të lartë. Në këtë këndvështrim Albanian University ka pritur me qetësi deri në daljen zyrtare të vendimit të qeverisë. Pas daljes dhe publikimit të tij, deklarojme se: Albanian University, Tiranë, ka marrë vlerësim pozitiv dhe do të vazhdojë normalisht procesin mësimor, regjistrimet dhe transferimet për vitin akademik 2014-2015. Filiali Berat ka marrë masën e pezullimit të regjistrimeve dhe të transferimeve deri në plotësimin e kushteve të caktuara nga vendimi i këshillit të ministrave”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Prof. Dr Pavli Kongo.